Forcat izraelite plagosin 17 palestinezë në Bregun Perëndimor

Të paktën 17 palestinezë u plagosën gjatë protestave në Nablus të Bregut Perëndimor.

Protesta u organizua në kodrën El-Urme në shenjë pakënaqësie ndaj kolonëve hebrenj dhe ndërtimit të vendbanimeve të reja hebraike, për çka intervenuan forcat izraelite.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë ndërhynë me gaz lotsjellës, plumba gome dhe të vërteta. Ministria Palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se 17 palestinezë u plagosën, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi në shkurt të këtij viti ndërtimin e 5,200 njësive të banimit në dy vendbanime hebraike në Kudsin Lindor. Deri më tani, 13 vendbanime të paligjshme hebraike janë ndërtuar në qytetin e okupuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne