Bota

‘Forcat Qeveritare Siriane kanë hyrë në Afrin pavarësisht zjarrit të artilerisë’

Deklarohet se Forcat Qeveritare Siriane të cilat kanë pohuar se janë tërhequr të hyrje të Afrinit për shkak të zjarrit të artilerisë, kanë hyrë në qytet pavarësisht të shtënave të paralajmëruara të TSK-së.

Lajmet për hyrjen e Forcave të Qeverisë Siriane në Afrin janë mohuar nga disa burime, dhe kryesisht nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Nga ana tjetër, disa imazhe që përhapen përmes mediave sociale tregojnë se forcat qeveritare siriane kanë hyrë në Afrin.

Është deklaruar se janë hedhur dy bomba nga ana e avionëve reaktiv turq, në afërsi të konvojit të Forcave të Qeverisë Siriane, por megjithatë Forcat Qeveritare Siriane vazhdojnë të ecin përpara.

Në pamje shihet se Forcat e Qeverisë Siriane të cilat kanë arritur në Afrin, kanë hedhur slloganin “Populli sirian është një” dhe kanë thënë se nuk do të largohen nga Afrini.

Zëdhënësi i YPG-së për Afrinin, Brusk Haseke konfirmoi për Sputnik, se Forcat e Qeverisë Siriane kanë hyrë në Afrin. Edhe televizioni shtetëror sirian, El-Ihbariye, gjithashtu publikoi pamje të hyrjes së Afrin të qindra anëtarëvetë forcave të milicisë së armatosur të lidhur me qeverinë.

Ndërsa, presidenti Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me hyrjen e Forcave të Qeverisë Siriane në Afrin, tha se: “Kjo dosje për momentin është mbyllur. Ata është dashur të kthehen kur ishte bërë zjarri i artilerisë.”

Burimi : Sputnik News/ trt

OPINIONE