Forcat turke neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se gjatë një operacioni ajror të forcave të saj janë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së në rajonin Avashin-Basyan në veri të Irakut.

Nëpërmjet një deklarate Ministria turke bëri të ditur se terroristët e PKK-së u zbuluan nëpërmjet pajisjeve të zbulimit dhe të vëzhgimit në këtë rajon.

“Tre terroristët e PKK-së, anëtarë të organizatës terroriste separatiste u përcaktuan nëpërmjet pajisjeve të zbulimit dhe vëzhgimit të kryera në rajonin Avashin-Basyan në veri të Irakut. Më pas ata u neturalizuan nëpërmjet një operacioni ajror të ndërmarrë në rajon. Operacionet tona kundër organizatës terroriste PKK vazhdojnë me vendosmëri”, thuhet në deklaratën e ministrisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne