Formohet qendra anti-iraniane në CIA

Organizata Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka bërë të ditur formimin e një qendre të re e cila prioritet të punës do të ketë mbledhjen e dhe analizimin e informacioneve në lidhje me Republikën Islamike të Iranit.

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, CIA ka themeluar një qendër me emrin “Qendra e Misionit në Iran” në të cilën janë mbledhur analistë, personel operativ dhe specialistë të fushave të ndryshme të CIA për të punuar në mënyrë kolektive në lidhje me Iranin. CIA, gjithashtu, ka emëruar Maikel de Andre në postin e shefit të sektorit për Iranin në Organizatën Qendrore të Inteligjencës së Amerikës. Vlen të theksohet se shumica e anëtarëve të qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, kanë prirje anti-iraniane. Mike Pompeo, shefi i CIA-s, konsiderohet një prej kundërshtarëve më kryesor të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne