Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Ndërtimet me arkitekturë tallava do të shëmtojnë kullën e sahatit të Tiranës

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar për lejet e miratuara së fundi nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ngritje të gradacelash pranë kullës së sahatit në Tiranë. Në një deklaratë, ky forum thotë se këto objekte të reja me arkitekturë tallava do t’i bëjnë karshillëk simbolit të Tiranës, kullës së sahatit. Më poshtë deklarata e plotë:
Kulla e Sahatit ka qene ne 200 vitet e fundit pika me simbolike e Tiranes. Ndodhet ne cdo fotografi te vjeter, eshte simboli ne stemen e bashkise dhe i eshte dhuruar si suvenir cdo vizitori te huaj. Per shume arsye, edhe vete plani francez, i shumediskutuar per kullat e larta ne qendren e kryeqytetit, kishte guxuar deri ne ndertimin e nje ndertese te xhamte prane tij, ne formen e nje libri te hapur, e cila te vinte ne dukje me tej kullen simbol. Kjo, e justifikuar nga arkitektet franceze, per te mbuluar “shemtine” e godines Torre Drini. Por mesa duket edhe ky argument eshte dukur i tepert ne vitin 2018.Te premten e kaluar, Keshilli Kombetar i Terrorit, aprovoi lejen per ndertimin e “Book Building” (Nderteses liber), qe mesa duket ka ruajtur vetem emrin e godines se propozuar dikur. Projekti i sotem i ngjan me teper nje godine ushtarake me kamuflazh, qe i ben karshillek kulles se Sahatit me pompozitetin e arkitektures tallava kitsch. R.I.P. per kullen e Sahatit. 

No automatic alt text available. No automatic alt text available. Image may contain: outdoor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne