FOTO/ Krimi i dyfishtë në Durrës, gjendet një makinë e djegur në hyrje të Rrogozhinës

Vetëm pak minuta pas vrasjes së dyfishtë në Durrës, policia ka gjetur një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Gazetari Kelment Baçi raporton se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa mjeti i djegur tip “Benz”, targa te vjedhura, është gjetur në hyrje të qytetit të Rrogozhinës.

Siç raporton gazetari Baçi, makina është lënë në anë të rrugës kryesore dhe i është vënë flaka. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe shërbimet zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve./BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne