Fox News: Aparati inteligjent i Amerikës është i korruptuar dhe politik

Kanali televiziv amerikan i cili ndjek më tepër politikën e republikanëve të këtij vendi, në një raport të tij ka thënë aparati inteligjent i Amerikë është i korruptuar dhe politik.

Nga ana tjetër Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili emëroi ish drejtorin e FBI-së Robert Mueller për të drejtuar hetimin lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, për ta ndihmuar zotin Trump që t’i fitojë zgjedhjet, i siguroi ligjvënësit se pa një arsye të fortë, ose të ligjshme, nuk do t’i zbatonte urdhrat nga Presidenti Trump ose kushdo tjetër, për shkarkimin nga detyra të prokurorit special, Robert Mueller. Këto komente ai i bëri gjatë një seance dëshmish në Senat. Zoti Rosenstein tha se ai nuk ka parë ndonjë provë ose arsye për të pushuar Prokurorin e Posaçëm Mueller, i cili është duke hetuar ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet amerikane dhe lidhjet e mundshme të këshilltarëve të president Trump me rusët. Komentet pasuan pyetjet nga ligjvënësit lidhur me njoftimet e shtypit se Presidenti Trump po mendonte ta shkarkonte Prokurorin e Posaçëm. Prokurori i Përgjithshëm ka autoritetin për shkarkimin e Porkurorit të Posaçëm, por meqë Jess Sessions është tërhequr nga hetimet për Rusinë, për shkak të mbështetjes së tij të fuqishme për zotin Trump gjatë fushatës dhe më pas të zbulimeve se ai ishte takuar dy herë me ambasadorin rus në Uashington, zyrtari që mund ta pushojë atë është zëvendësi i tij, Rosenstein./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne