Bota

Franca drejt fashizmit: nëna e një antari të DEASH-it dënohet me 10 vjet burg vetëm se vizitojë Sirinë

Një Gjykatë në Francë ka dënuar nënën e pjesëtarit të organizatës terroriste DEASH me 10 vjet burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Christine Riviere (51) është dënuar me 10 vjet burg pasi është vërtetuar se tre herë ka vizituar të birin në Siri, i cili ka luftuar atje në radhët e organizatës terroriste DEASH.

Riviere para gjykatës tha se ka vizituar të birin në Siri meqë frikësohej se nuk do të kthehet në shtëpi.

Është dënuar për veprat venale anëtarësim në organizatë terroriste, përhapjen e propagandës terroriste përmes internetit, etj.

Pritet që për një kohë të shkurtër para gjykatës të dalë edhe biri i saj, i cili po ashtu gjendet në paraburgim në këtë vend.

Në Francë më parë u dënua një nënë e cila i dërgonte të birit të holla, i cili ishte në organizatën terroriste DEASH, ndërsa ajo u dënua me dy vjet burg./ AA

OPINIONE

INTERVISTA