Francë, evakuohet kampi i refugjatëve

Policia franceze ka evakuuar rreth 600 persona që jetonin në një kamp refugjatësh në qytetin Nantes në veriperëndim të vendit.

Sipas lajmit në mediat franceze, mësohet se policia ka kryer një operacion për evakuimin e 600 refugjatëve që jetonin në çadra në qendër të qytetit Nantes.

Bëhet e ditur se refugjatët janë dërguar me autobusë në pesë salla sporti të ndryshme dhe se në kohën më të afërt do të vendosen nëpër qendra të strehimit.

Ndërkohë theksohet se gjykata në Nantes ditën e djeshme kishte marrë vendim për evakuimin e kampit të refugjatëve.

Refugjatët në kamp ishin evakuuar edhe më parë nga çadrat ku ata jetonin në lagje të ndryshme të qytetit Nantes.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne