Francë: Fashistja La Pen do gjykohet për shpërndarjen e mesazheve të dhunshme

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, do të gjykohet për fotografitë e mizorive të Shtetit Islamik, që ka shpërndarë në llogarinë e Tëitter-it të saj.

Le Pen i vendosi imazhet e tmerrshme në dhjetor të vitit 2015, disa javë pasi xhihadistët e ISIS vranë 130 vetë në sulmet në Paris.

Ajo i shpërndau pamjet pasi një gazetar francez bëri një krahasim mes Shtetit Islamik dhe partisë së saj. Një nga fotografitë e publikuara nga La pen tregonte trupin e pakokë të James Foley, gazetari amerikan i vrarë nga ekstremistët përpara kamerave. Një tjetër tregonte një burrë me veshje portokalli që shtypej nga një tank, dhe i treti një pilot jordanez që digjej i gjallë në një kafaz.

‘Daesh është kjo!’ pati shkruar Le Pen, duke përdorur një akronim arab për IS (Shtetin Islamik).

Për këtë një gjykatë e Parisit urdhëroi që La Pen të gjykohet për akuzat e qarkullimit të “mesazheve të dhunshme që nxisin terrorizëm ose pornografi ose dëmtojnë seriozisht dinjitetin njerëzor” dhe që mund të shihen nga një i mitur.

Akuzat bartin një dënim maksimal prej tre vitesh burg dhe një gjobë prej 75,000 euro.

Avokati i La Pen e cilësuar rastin si një shkelje të lirisë së saj të shprehjes.

Perspektiva e një gjyqi është një goditje e tjetër ligjore për Le Pen, e cila u urdhërua, muajin e shkuar, të rimbursojë Parlamentin Evropian gati 300,000 euro në fonde për mashtrim të BE-së. Parlamenti pretendoi se përdorte fonde të destinuara për asistentë parlamentarë të BE-së për të paguar një ndihmës për punën e kryer në Francë.

Kujotjmë se Le Pen e mundi partinë e presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e Parlamentit Europian muajin e kaluar. Fitorja e ngushtë erdhi dy vjet pasi Le Pen humbi Macron në zgjedhjet presidenciale të Francës të vitit 2017, kundër Macron.

Që kur është bërë kryetare e forces së djathtë, La Pen është përpjekur t’i japë një imazh tjetër partisë së saj, larg racizmit dhe antisemitizmit  që kishte nën babanë e saj, Jean-Marie Le Pen, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare./dita

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne