Bota

Francë, pas disa muajsh sërish protesta të “jelekëve të verdhë”

Në Francë “jelekët e verdhë” pas 4 muajsh sërish mbajtën protesta në të gjithë vendin, ndërkohë që gjatë protestave në Paris u arrestuan 154 persona.

Protestat e “jelekëve të verdhë” që kanë shkaktuar probleme shoqërore dhe poltike në vend, filluan të vënë sërish në lëvizje rrugët e Parsit.

Qindra protestues u mblodhën në sheshin Wagram në Paris, duke mbajtur në duar pankarta dhe duke brohoritur me slogane kundër presidentit, Emmanuel Macron dhe qeverisë.

Në shesh dhe në rrugët përeth tij ndodhën përleshje mes protestuesve dhe policisë e cila ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve që hodhën sende të ndryshme ndaj policisë.

Protestuesit dogjën disa skuterë elektrikë dhe shkaktuan dëme përreth.

Ndërkohë edhe një grup protestuesish u mblodh për të protestuar në sheshin Bourse.

Drejtoria e policisë së Parisit njoftoi se gjatë protestave të mbajtura në kryeqytet u arrestuan 154 persona.

Policia mori masa intensive të sigurisë për protestat në Paris si dhe rriti masat e sigurisë në bulevardin Champs-Elysee kundër një mundësie për zhvillimin e protestave nga “jelekët e verdhë”.

Për shkak të protestave në Paris u mbyllën rreth 30 stacione të metrove.

Protesta u mbajtën edhe në qytete të tjerë si Strazburg, Lyon, Bordeaux dhe Toulouse.

Protestat e “jelekëve të verdhë” filluan më 17 nëntor 2018 si reagim ndaj rritjes së çmimit të naftës dhe kushteve ekonomike ndërsa më pas u shndërruan në protesta kundër qeverisë së presidentit Macron.

Dhuna e policisë në protesta shkaktoi debate në vend.

Që nga fillimi i protestave e deri më sot si pasojë e ndërhyrjes së policisë 11 persona e kanë humbur jetën, 26 kanë humbur syrin, 5 personave u është këputur dora ndërsa rreth 500 të tjerë janë plagosur./AA

OPINIONE

INTERVISTA