Shqiperia

Fushatë për Ramën në policinë e Tiranës

Mund të quhet pakujdesi, ose mungesë frike nga ligji. Kjo foto u soll në adresën e lapsi.al nga një qytetar që kishte shkuar në policinë e Tiranës. Në recepsion i kishte bërë përshtypje se si një efektiv policie kishte lënë mbi banak edhe një byzylyk mavi të Partisë Socialiste. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit dhe një politizim i hapur i policisë. Ky duhet të jetë efekti që ka dhënë thirrja e një jave më parë e kryeministrit Rama se pas punës policët mund të hiqnin uniformën dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.

OPINIONE