FUSHË KRUJË-I vendosin 200 gramë tritol, shpërthim në një gurore në fshatin Borizanë të Fushë Krujës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të kësaj të shtune ndërsa sasia e eksplozivit ishte vendosur pranë kabinës elektrike të gurores të shtetasit R.Sh.
Nga shpërthimi i fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por puna e biznesit është pezulluar pasi nga dëmet e pësuara nuk mund të furnizohet me energji elektrike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e mundshme të vendosjes së tritolit./ Shqiptarja.com