Futbollisti gjerman rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Futbollisti gjerman, Timo Hubers ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, njoftoi sot klubi i tij Hannover 96.

Në një njoftim, ekipi i divizionit të dytë të Bundesligës tha se mbrojtësi 23-vjeçar aktualisht është në karantinë në shtëpi.

“Supozohet se Hubers u infektua në një event në Hildesheim të shtunën në mbrëmje. Meqenëse ai nuk ka pasur asnjë kontakt me shokët e tij të skuadrës që nga infeksioni, i cili mund të lokalizohet saktësisht, nuk mund të supozohet se shokët e tij të skuadrës gjithashtu janë infektuar”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të klubit.

Klubi tha se janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të gjithë lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e tjerë të stafit janë testuar për virusin.

Gerhard Zuber, drejtori sportiv i Hannover 96, tha se Hubers nuk kishte zhvilluar ndonjë simptomë por “raportoi direkt tek mjeku dhe shkoi në karantinë në shtëpi” pasi zbuloi se një person në ngjarjen në Hildesheim ishte testuar pozitivisht për virusin.

Klubi shtoi se të gjithë lojtarët po vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e tyre të ardhshme të dielën.

Disa ndeshje futbolli janë goditur nga shpërthimi i koronavirusit në Gjermani, ku aktualisht ka mbi rreth 1.300 raste të konfirmuara.

Disa ndeshje të Bundesligës gjatë fundjavës do të luhen me dyer të mbyllura, Eintracht Frankfurt- Borussia Monchengladbach, Union Berlin- Bayern Mynih, Hoffenheim- Hertha Berlin dhe Borussia Dortmund- Schalke./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne