Garon për kryetare bashkie, por myslimania amerikane kërcënohet me vdekje

Regina Mustafa, e cila kërkon të bëhet kryebashkiakja e parë muslimane në shtetin amerikan të Minesotës, ka deklaruar se ka marrë në internet kërcënime me vdekje.

Regina, që po garon në zgjedhjet e qytetit të Rochesterit, 160 km në juglindje të Mineapolisit, tha se mori këtë javë në internet një kërcënim me “vrasje” nga lëvizja “Militia Movement”.

“Nuk kam asnjë dijeni nëse personi që më kërcënoi jeton afër meje apo larg,” tha Regina për Post-Bulletin.
Në faqen e saj në Twitter Regina tha: “Nuk ma prishin dot drejtimin tim. Megjithatë çdo kërcënim duhet marrë seriozisht. Askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar kur dëshiron që t’i shërbejë komunitetit”.

Regina tha se edhe një kërcënim që ju bë në një postim vitin e kaluar, e raportoi në polici.

Gati 12,000 banorë nga e gjithë popullsia prej 114,000 banorësh e Rochesterit janë myslimanë.

Në përgjigje të kërcënimit, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) kërkoi nga policia që të hetonte çështjen.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit që ta hetojnë këtë kërcënim që synon një anëtar të një komuniteti pakicë, që kërkon të marrë pjesë në procesin politik të vendit tonë”, tha Jaylani Hussein, drejtor ekzekutiv i CAIR, Minesota.

Sipas një raporti të Star Tribune, Regina Mustafa kishte hasur edhe në disa persona të cilët i kishin bërtitur teksa ishin shkëmbyer me makinë.

Raporti shton se një njeri ju afrua asaj në një kafene vitin e kaluar dhe i tha që të “shkonte në shtëpi”.

Departamenti i Policisë së Rochesterit tha për The Independent se po e hetonte incidentin, por pasi që ngacmimi nuk drejtohej drejtpërsëdrejt për Reginan, do të ishte e vështirë të ndiqej penalisht individi.

“Unë jam e shqetësuar që ata e konsiderojnë këtë si ngacmim,” tha ajo.

“Unë i kam vuajtur ngacmimet, e di se çfarë është ngacmimi. Ky ishte kërcënim”./aljazeera/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne