Gaza, protestë në mbështetje për të burgosurit palestinezë

Në Rripin e Gazës u organizua një protestë me qëllim të mbështetjes së të burgosurve palestinezë që ndodhen në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra protestues të cilët u mblodhën para ndërtesës së Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, kërkuan që komuniteti ndërkombëtar të vendos sanksione ndaj Izraelit për përmirësimin e kushteve të të burgosurve palestinezë.

Protestuesit mbanin fotografitë e të burgosurve dhe pankarta ku shënon kërkesat e tyre.

Nëna e njërit prej të burgosurve palestinezë, Bahaddin el-Kassas, Zehra el-Kassas në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ne jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë për të burgosurit palestinezë dhe për të shprehur gëzimin tonë për fitoren e tyre ndaj menaxhmentit të burgjeve”.

Kassas bëri të ditur se djali i tij është dënuar me 23 vite burgim. “Biri im i kaloi 16 vite në burgjet izraelite. Ne po përjetojmë një Ramazan shumë të vështirë ku fëmijët tanë ndodhen nëpër burgje”, tha ajo.

Në vijim Kassas u bëri thirrje vendeve arabe dhe atyre evropiane për lirimin e të burgosurve palestinezë. “Ata vitet më të mira të moshës së tyre po i kalojnë nëpër burgje. Babai i tij ndërroi jetë kur djali im ishte në burg, pa mundur t’i thotë as lamtumirë”, tha Kassas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne