Gazetat arabe: Nuk ka shpresë që krerët arabë të zgjidhin problemet e rajonit

Gazetat arabe të martën duke iu referuar samitit të fundit të krerëve arabë, kanë shkruar: Qytetarët arabë janë të zhgënjyer me zgjidhjen e problemeve të tyre në takime të tilla, duke thënë se regjimet arabe nuk janë në gjendje të marrin vendime të vetme.

Al Kuds Al Arabi, që botohet në Londër, ka shkruar se samiti arab u ballafaqua me një shpërfillje të plotë dhe neglizhim të njerëzve dhe vëzhguesve politikë në vendet arabe. Madje edhe ata që shkruajnë për këtë takim talleshin me pamundësinë e regjimeve arabe për të marrë vendime të vetme dhe u shprehën të zhgënjyer. Në këtë samit, secili vend përqendrohet në çështje me interes të brendshëm. Komuniteti arab nuk shpreson që udhëheqësit e tyre mund të bien dakord për një çështje të vetme, shton kjo gazetë. Edhe pse disa ende shpresojnë se do të ketë një mrekulli dhe ata do të zgjohen.

Gazeta egjiptiane Al Ahram, në një artikull të saj duke u tallur me samitin e krerëve arabë, shkruan: Nëse sot kërkoni nga një qytetar që të jap mendimin e tij në lidhje me këtë samit, ai ose do të qesh me të madhe, ose nuk do të thotë asgjë, ose do të shpreh thellë zemërimin e tij. Al Ahram ka thënë se ky samit u organizua në kushte të vështira. Duke pasur parasysh kushtet e brendshme, regjionale dhe transatlantike të vendeve arabe, uniteti dhe identiteti i popujve arabë kërcënohet nga probleme të padurueshme. Zhgënjimi është aq i thellë sa askush nuk beson në rezultatin e këtyre takimeve për të zgjidhur problemet dhe për t’i dhënë fund luftërave. Njerëzit pyesin veten nëse krerët arabë do të jenë në gjendje të përcaktojnë fatet e tyre një ditë. Kjo gazetë egjiptiane ka kërkuar kthimin e Sirisë në LA, duke thënë: “Ne prisnim që samiti arab të adoptonte një qasje tjetër për t’u marrë me krizat rajonale, përfshirë Sirinë. Kriza dhe problemet duhet të eliminohen në vendet arabe dhe Siria duhet të kthehet në Ligën Arabe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne