Gjendet i mbytur në liqen një 25-vjeçar

Gjendet një kufomë në liqenin e Seferanit në Bashkinë e Belshit. Kufoma u gjet pasditen e të shtunës.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se viktima është i seksit mashkull.

Paraprakisht raportohet se viktima është identifikuar si Enrik Paja, 26 vjeç, banor i lagjes “Hysaj” Belsh.

I ndjeri gjate mesditës kishte shkuar për të gjuajtur peshk me kallam në liqenin e Seferanit. Ai është dalluar në liqen rastësisht nga një kalimtar i cili ka sinjalizuar policinë.

Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari duhet të ketë pësuar infarkt sepse trupi i tij është gjetur fare pranë bregut të liqenit në thellësinë 1 m./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne