Gjermani – 5 turq që dilnin nga xhamia përplasen nga një kamionçinë

2 ditë pas vendimit skandaloz në Austri për xhamitë dhe imamët, në Gjermani 5 turq që ecnin në dalje të xhamisë në kalldrëm u përplasën nga një kamionçinë.

Në qytetin Altena në Renani Veriore-Vestfali të Gjermanisë, në dalje të xhamisë, një kamionçinë gjysmë e hapur hyri mes 5 shtetasve turq që po ecnin në kalldrëm.

Në këtë ngjarje u plagosën 5 persona ndër të cilët edhe një imam i Unionit Islamik Turk të Çështjeve Fetare (DİTİB).

Turqit e dërguar me helikopter në spital janë ende duke u kuruar.

Policia nuk dha informacione të qarta në lidhje me ngjarjen dhe është duke u hetuar nëse ky ishte një sulm terrorist apo jo.

Kryeministri i Austrisë dhe lideri i Partisë Popullore të Austrisë, Sebastian Kurz, kishte deklaruar se do të mbyllin disa xhami dhe do të deportojnë imamët që varen nga Unioni Islamik Turk i Çështjeve Fetare.

Ndërkohë që vendimi i tij u ndesh me reagimin e myslimanëve, grupet ekstremiste të djathta në Evropë e pritën me kënaqësi këtë vendim.

Ngjarja, që ndodhi pas këtij vendimi, përforcon mundësitë që ky të jetë një sulm terrorist./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne