Gjermani – Numri i azilkërkuesve shënon rënie

Ministria gjermane e Punëve të Brendshme deklaroi se janë regjistruar 122 mijë e 225 kërkesa për azil që nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, një rënie kjo me 11,8 për qind nga viti në vit.

Mes azilkërkuesve, 21,9 për qind ishin fëmijë nën moshën 1 vjeç, të cilët kanë lindur pas mbërritjes së prindërve të tyre në Gjermani.

Rënia e mbërritjeve të azilkërkuesve i atribuohet pjesërisht më pak njerëzve që largohen nga konfliktet në Siri dhe Irak./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne