Gjermani – Rrëzohen dy avionë “Eurofighter” gjatë një misioni trajnues

Bëhet e ditur se avionët kanë rënë si pasojë e kontaktit mes tyre në ajër teksa po realizonin një mision nga një qendër e madhe trajnimi për Forcat Ajrore gjermane.

Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë konfirmoi lajmin dhe bëri me dije se njëri nga pilotët është gjetur i gjallë.

“Ne po vazhdojmë kërkimet për të gjetur pilotin tjetër”, theksoi Ministria dhe shtoi se ata ishin pjesë e Skuadriljes 73. Taktike të Forcave Ajrore në Steinhoff, e cila është një krah luftarak i specializuar në mbrojtjen ajrore të përgjithshme dhe qendër kryesore e trajnimit për pilotët e avionëve “Typhoon Eurofighter” në Gjermani.

Sipas medias gjermane, pas kontaktit në ajër mbi qytetin Malço, dy avionët në fjalë kanë rënë në zonat pyjore të lokaliteteve Jabel dhe Nosentiner-Hyte, 10 km larg njëri-tjetrit, duke shkaktuar zjarre të vegjël në pyll.

Piloti i tretë pjesëmarrës në këtë mision trajnues ka pohuar se që të dy kolegët e tij i ka parë të hidhen me parashutë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne