Bota

Gjermania kundër akuzave të SHBA për përfshirjen e Iranit në incidentin e Gjirit të Omanit

Incidenti me kontenierin e naftës në Gjirin e Omanit që mori flakë në lundrim është kthyer në tension diplomatik mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga njëra anë dhe Gjermanisë nga ana tjetër. SHBA kanë akuzuar Iranin si përgjegjës për zjarrin në anijen konteniere, por teherani zyrtar ka hedhur poshtë akuza të tilla. Amerikanët pretendojnë se iranianët kanë goditur me një raketë tokë-ajër një dron të SHBA që flututronte mbi Gji pas sulmit të së premtes.

Britania e Madhe i është bashkuar qëndrimit amerikan, teksa minsitri i Jashtëm, Jeremy Hunt ka deklaruar se është “thuajse i sigurtë që Irani qëndron pas sulmeve në Gjirin e Omanit”.

Londra nuk beson se dikush tjetër e ka bërë një gjë të tillë, citohet Hunt.

Këtyre pretendimeve u ka dalë kundër Kina dhe Bashkimi Europian që kanë bërë thirrje për përmbajtje. Në një qëndrim të vetin Gjermania ka bërë të qartë se videoja e përcjellë nga pala amerikane sipas të cilës pretendohet se janë parë një anije të rojes Bregdetare iraniane që heqin një minë të pashpërthyer nga skafi i kontenierit japonez “Kokuka Courageous”, nuk përbën provë të mjaftueshme për të akuzuar Iranin. Qëndrimi amerikan është vënë në diskutim edhe ga presidenti i kompanisë japoneze, Yutaka Katada, sipas të cilit ekuipazhi ka parë objekte fulturuese, duke përjashtur që anijet të jenë goditur nga minat apo silurat. Sipas tij lajmet për sulme me mina janë false./respublica

OPINIONE