Gjin Gjoni dorëhiqet nga KLGJ: Vettingu jo i barabartë, e kalon vetëm kush i shërben politikës!

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni, ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Burime nga KLGJ bëjnë me dije se Gjin Gjoni ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes pranë këtij institucioni.

Të njëjtat burime theksojnë se në kërkesën e tij të largimit gjyqtari Gjoni ka deklaruar se “drejtësia është në kolaps”. Gjithashtu, gjyqtari pretendon se “Vettingu, jo i barabartë për të gjithë. E kalon Vettingun nëse I shërben politikës”./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne