GJUHA MALTEZE

Nga: Nexhat Ibrahimi

Gjuha malteze e shtetit Malta është gjuhë me prejardhje semite, krahas arabishtes, hebraishtes, aramishtes e të tjera. Për dallim prej tyre, kjo gjuhë shkruhet me shkronja latine. Më së shumti i ngjan gjuhës arabe, të dialektit të Tunizisë.

Është karakteristike se edhe gjuha malteze përveç njëjësit dhe shumësit ka edhe dualin, sikurse arabishtja. Mendohet se rreth 60% e leksikut të gjuhës aktuale është me prejardhje semite. Ky shtet më 1974 shpalli pavarësinë nga anglezët, të cilët e sunduan Maltën për dyqind vite. Maltezët flisnin anglisht zyrtarisht, kurse gjuha e tyre flitej në mënyrë private vetëm nëpër shtëpi. Por më 1934 maltezët arritën ta zyrtarizojnë gjuhën e tyre, krahas anglishtes.

Maltezët thonë se në këtë gjuhë ëndërrojnë, kjo gjuhë është e prindërve, të parëve të tyre, është e kaluara e tyre, por për shkak të fuqisë së vogël, ata detyrohen të flasin e shkruajnë anglisht. Aktualisht këtë gjuhë e flasim diçka më pak se gjysmë milioni njerëz dhe është ndër gjuhët e Bashkësisë Evropiane.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne