Gjurmim, veprimeve të influences Ruse në Twitter

Pasi Fondi German Marshall, i Shteteve të Bashkuara shpalosi “Aleancën për Sigurimin e Demokracisë (AFSD)”, unë nuk bera koment, thjesht sepse grupi lobues i “Hamilton 68” është shumë i pacipë për të merituar analiza serioze. Me të drejtë është bërë qesharak nga gazetarët dhe aktivistët të cilët kurrë nuk lodhen duke trokitur tek Kremlini. Portali synon të përdorë “600 llogaritë Twitter të lidhura me përpjekjet e ndikimit rus në internet” për të provuar se si Moska po përpiqet të mbjellë fara dyshimi në sistemin politik perëndimor, nëpërmjet rrjetit social. Megjithatë, krijuesit nuk do të zbulojnë përdoruesit në fjalë, dhe rezultatet duket se sugjerojnë se ata janë kryesisht anëtarë të së djathtes dhe të majtës amerikane. Kjo do të thotë se është edhe një përpjekje tjetër për të kaluar mosmarrëveshjen amerikane, si disa “Psy-op” (Operacione psikologjike) të Kremlinit e cila është përtej qesharakes.Për më tepër, emrat që pasojnë AFSD tradhëtojnë qëllimin e vërtetë të projektit: të zhvendosin fajin nga faktorët e brendshëm amerikanë dhe evropianë tek njeriu i përshtatshëm rus. E cila, natyrisht, i përshtatet mbështetësve të saj financiarë, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, NATO-n, dhe krijuesin e armiqve të pafund, Raytheonin. Të gjithë përfitojnë komercialisht dhe politikisht nga lidhjet e tensionuara midis Moskës dhe Uashingtonit. Për të arritur këto qëllime ata kanë angazhuar thirrjen e zakonshme të bllokut serioz kundër Rusisë. Përfshire politikanin amerikano-estonez Ilves Toomas dhe kreun e opinionisteve me pagese Michael McFaul, “Terezistin e mundur te Rusise”. ku te dy u bashkuan me llafazanet, neokonservatoret William Kristol dhe ish-shefin e CIA-s Michael Morell.

Konvertoni zellin

Paneli në vetvete drejtohet nga një djalë me emrin J.M. Berger, i cili me sa duket ishte një ekspert i ISIS dhe Lindjes se Mesme, para se të zbulonte bollekun e bereqetit rus këtë verë. Këtë javë, u dërgua në faqet e Politicos për të shpjeguar lodrën e tij. Ajo që vijon përshkruhet më mirë si një formë e paaftë dhe injorante e begatise të McCarthyism-it. Berger na tregon se si pultet e tij tregojnë “prodhimin në kohë reale të Operacioneve të Ndikimit Rus në Twitter”. Diçka që ai e quan trazirë, për shkurt. Ai citon gjëra të tilla si mbulimi qe i ben televizioni i RT-së udhëtimeve të peshkimit, të Vladimir Putinit, një shëtitje gjithashtu e dukshme në New York Times, The Daily Mail dhe The Sun, të cilat në disa raste e pershkruajnë Putinin edhe si një “trup muskuloz simpatik”. qe do te thote, ose Paul Dacre dhe Rupert Murdoch janë agjentë rusë, ose kjo grindje është thjesht farsë. Lobuesi gjithashtu shqetesohet mbi raportin gjerësisht të përbashkët të këtij rrjeti mbi postimet e Oliver Stonit në Facebook ” duke dënuar sanksionet e SHBAse kundër Rusisë dhe duke pretenduar se agjencitë e inteligjencës amerikane janë të angazhuara në një luftë të rreme” kundër Rusisë. “Kjo ekspozon një mungesë totale të të kuptuarit se si lajmi funksionon. Sepse Stone është një nga figurat më të famshme të Hollivudit dhe emri i tij lidhur me një perspektivë si kjo do e bente të tërhiqte shumë vëmendje, pavarësisht nga lajmëtari. Vlen gjithashtu të theksohet se padyshim që RT-ja nuk e kontrollon Facebookun e Stonit dhe thjesht do sillte një audiencë më të gjerë mbi bindjet personale të shkrimtarit dhe regjisorit amerikan. Shembujt bëhen gjithnjë e më te cuditshëm. Berger vajton “teoritë e konspiracionit që kërkojnë të diskreditojnë Bana al-Abed, një vajzë e re në Siri që shkroi ne tweeter rreth luftës civile.” Por nuk duket e paarsyeshme të sugjerohet se shtatëvjeçarja është manipuluar për ti shërbyer përpjekjes propagandistike. Sidomos pasi një intervistë për shtyp zbuloi se fëmija nuk mund të kuptonte as gjuhën më të thjeshte angleze, pavarësisht lëshimit të qindra mesasheve ne Twitter të përpiluar në mënyrë të përkryer në gjuhën angleze.
Heroi ynë zbret më tej me gjepura kur vëren se si “tregimet më të shikuara të Twitterit të RT-së, regjistruar nga paneli, përfshinin shfaqje videosh që tregonin se refugjatët po lundronin drejt Spanjës”. apo, si dy javë më parë, kur një varkë emigrantësh hyri në një plazh turistik spanjoll, afer Cadizit, dhe shpejt refugjatet u shpërndanë për të shmangur zbulimin nga policia. Me te shiturat, duke përfshirë The New York Times, The Guardian dhe BBC, treguan qartë historinë. Por me sa duket, çështja është vetëm kur RT-ja mbulon lajmin. Por thashethemi nuk ka mbaruar, duke pohuar se si RT “trajton me kujdes flirtimin e tyre me të djathtën ekstreme, dhe i kushton një hapësirë të konsiderueshme kohe të majtës ekstreme”. Te veshtira jane keto lajme, duke pasur parasysh se si kanali pranon haptazi ofrimin në platformë për zëra alternativë, pavarësisht nga busulla e tyre politike. njelloj si imazhi i pasqyruar i asaj që transmetuesit shtetërorë të Amerikës si RFE / RL dhe VOA bëjnë në Rusi, ku ata përpunojnë hollësisht te metat e politikanëve nacionalistë si Alexei Navalny dhe  homologët e tyre të majtë, si Sergei Udaltsov. Kjo është ajo që mediat alternative bëjnë në çdo treg, por atyre ju duket e pazakontë kur përfshihen ne raste te tilla “rusët”.
Berger pranon një pikë: “Është e rëndësishme të theksohet këtu përsëri se nuk po pohojmë se Rusia është përgjegjëse për krijimin ose formësimin e kësaj përmbajtjeje,” shkruan ai. Që sugjeron se ai e kupton plotësisht se si projekti i tij është përshtatur për të ndotur cilindo që kundërshton politikën amerikane ndersa punon per interesa të e Moskës.

Shtypi i verdhë

Megjithese, nuk është i kënaqur me llumin ne fund të fuçise, ai shkon thellë kur deklaron se “ndërsa e djathta ka një bazë shumë reale të mbështetjes në Shtetet e Bashkuara, ajo po ashtu gëzon lidhje të thella dhe të padiskutueshme me Rusinë, të cilat mund të gjenden jashtë linje në botën reale “. Mahnitëse është lidhja që ai përdor për të justifikuar grindjen e tij në një artikull tek Daily Beast për mënyrën se si supremacisti amerikan i bardhë, Richard Spencer, ishte martuar me një ruse etnike. Gruaja e përfshirë nuk ka profil në Rusi, nuk jeton në kete vend dhe është një ndjekëse e një filozofi të quajtur Alexander Dugin.. Kush deri tani është jashtë rrymës ruse nuk mund të ketë punë në Moskë.(Bryan MacDonald Dugini: shume afër Putinit nuk mund të gjeje punë në Moskë. Me vjen shume keq, ai duhet te kërkojë 200 euro për intervistat etija ne media twitter.com/Alexey__Kovalev/status/896700911…)
Fakti që Berger ka rënë kaq poshtë për të fituar pak pikë, tregon se ne duhet të dimë mbi falimentimin moral të Aleancës për Sigurimin e Demokracisë. Kjo është një gjë e keqe, e mjerueshme dhe e dobët prandaj Fondit German Marshall të Shteteve të Bashkuara duhet ti vijë turp për këtë lloj financimi.

Bryan MacDonald eshte gazetar irlandez, aktualisht jeton në Rusi./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne