Gjykata dënon për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha

Gjykata e Tiranës dënoi për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtarja Marjana Shegani vendosi 5 milionë lekë gjobë ndaj zotit Berisha dhe detyrimin për të hequr postimin ndaj kryeministrit Rama.

Kryeministri Rama paditi zoti Berishën, pas një postimi në faqen e Facebook-ut të këtij të fundit. Ish Kryeministri Berisha akuzonte Ramën se po pengonte hapjen e negociatave duke përkrahur trafikantët.

“Të dashur miq, kohët e fundit jo vetëm qeveri te vendeve kryesore të Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe më në fund edhe Komisioni Europian janë deklaruar haptas kundër diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë për shkak të krimit të organizuar në nivelet më të larta të pushtetit, me fjalë të tjera për shkak të familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri” shkruante Berisha në postimin e tij, një vit më parë.

Kjo është hera e tretë që gjykata e Tiranës dënon për shpifje ish deputetë të Partisë Demokratike. Më herët ish deputetja Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi u dënuan me gjobë për shpifje ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne