Shqiperia

Gjyqtarët kundër Vetingut sot në Kushtetuese, pikat që kontestojnë

Sot është afati i fundit i Unionit të Gjyqtarëve për të dorëzuar parashtrimet për padinë ndaj Vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar një datë për seancën ndërsa vendimi do të merret pas shqyrtimit të çështjes mbi bazë dokumentesh.

Shoqata Kombëtarë e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve në padinë e dorëzuar në Kushtetuese ata atakojnë tre ligje, Vettingun, statusin dhe organet e qeverisjes vendore.

Kjo padi është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese më 25 Maj 2017.

Por cfarë kërkojnë gjyqtarët të shfuqizohet si antikushtetuese me 26 nenet që kanë atakuar?

Gjyqtarët në padinë e tyre shprehen se ka shkelje kushtetuese të cilat lidhen me vlerësimin e pasurisë së tyre, anës profesionale si dhe ecurisë së karrierë.
Një tjetër pikë e paditur nga gjyqtarët është dhe ajo e verifikimeve që pritet të bëjë drejtoria e informacionit të klasifikuar në lidhje me kontaktet apo raportet e botës së krimit me trupën e gjyqtarëve.

Gjyqtarët atakojnë dhe fuqinë e votës së kryetarit në përzgjedhjen e anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe atë të prokurorëve.

Sipas tyre vota e kreut të KLGJ apo e KLP nuk mund të jetë përcaktuese në rast të një rezultati të barabartë midis dy garuesve.

Këto ligje kanë përfunduar dhe më parë në Gjykatën Kushtetuese fillimisht nga partia demokratike e më pas gjyqtarët, por në të dyja rastet është rrëzuar kërkesa për shfuqizimin e Vettingut dhe është pranuar pjesërisht për disa nene që lidhen me statusin dhe organet e qeverisjes në drejtësi.

OPINIONE