Goditën për të vrarē njerëz, shembja nisi kur artistët ishin brenda”, Budina: Zoti Soreca ku je, turp për ty?!

Regjisori Edmond Budina në një deklaratë për mediat, ka thënë se artistët janë marrë zvarrē nga efektivët e policisë. Budina tha se është tentuar që të vritēn artistët, pasi shembja e godinës ka qenë teksa qytetarët ishin brenda.

Budina i bëri thirrje Presidentit që të shpërndajë sa më parë Kuvendin, pasi ajo nuk ka më asnjë kuptim.

“Neritan Liçaj ishte brenda, Juli Emiri ishte atje, dhe 10 artiste te tjere, ata kanë goditur për të vrarē  njerëz, e kuptoni se në çfarë gjendje jemi. Zoti Soreca na kishit dhënë fjalën që do të reagonit, turp i madh. Ambasadorja amerikane që bëri një show me shokun Edi, unë i akuzoj të gjithë që këtu kemi një bashkëpunim. I bëj thirrje presidentit, që është momenti të shpërndahet ai parlament ilegjitim”, u shpreh Budina.

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998. Nëpërmjet shërbëtorit të tij në Bashki, ai ka shembur në orët e para të mëngjesit, godinën e Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë.

Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne