Grabitësi gati sa nuk e mbyti, rrënqeth e moshuara në Gjirokastër: Shes lakra për të siguruar qiranë, të mi kishte kërkuar lekët ia jepja vetë

Një çift të moshuarish ranë pre e grabitjes ditën e sotme në Gjirokastër. Grabitësit dhunuan dhe mbajtën peng çiftin rreth 2 orë, për 180 mijë lekë të vjetra. Mësohet se e moshaura ka pësuar traumë nga ajo që ndodhi dhe i kanë rënë tre herë të fikët kur ka dhënë dëshminë për policinë. Ajo është shprehur se për të siguruar paratë e qirasë, detyrohet të shesë lakra. Më tej e moshuara ka thënë se nuk ishte nevoja që i riu t’i dhunonte, pasi do t’ja kishte dhënë vetë lekët, nëse do t’ja kishte kërkuar.

Të mi kishte kërkuar lekët ia jepja vetë. Unë shes lakra që të paguaj qiranë. Më dhunuan nuk rri dot në këmbë”, mësohet të ketë thënë e moshuara.

Ndërkohë vajza e të moshuarës është shprehur, se nënës së saj autori i vendosi dorën në fyt dhe gati sa nuk e mbyti.

Një çif të moshuarish në Gjirokastër , ranë pre e një grabitje gjatë mbrëmjes së djeshme. Autori hyri nga dritarja e banjos dhe i mbajti peng për dy orë. Ai i keqtrajtoi të moshuarit dhe më pas u largua nga banesa me 180 mijë lekë. Grabitësi u identifikua si 32-vjeçari V.K., i cili tashmë është arrestuar nga policia./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne