Grabitja në Rinas — Policia arreston një tjetër bashkëpunëtor

Policia ka arrestuar sot një tjetër bashkëpunëtor për grabitjen e të paktën 2 milionëve euro në Rinas më 9 prill, 2019.

Sipas, deklarimeve në media, personi i arrestuar ngarkonte valixhet në avionë, dhe lajmëronte bandën e grabitësve për ngarkesat me para.

Menjëherë pas grabitjes, Ministri Lleshaj fajësoi kompaninë koncesionare se dështoi të sigurojë perimetrin e aeroportit dhe nuk njoftoi në kohë policinë e shtetit.

Ndërsa më 22 prill, Policia arrestoi katër anëtarët e bandës që grabiti 2 milionë euro, të cilat po ngarkoheshin në një avion të kompanisë Austian Airlines për t’u dërgur në Austri./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne