Grekët në “festë”: Turqia po falimenton, ne ia dolëm

Mediat greke kanë shpërndarë një analizë të gazetarit Mikhalis Papanidis, i cili shkruan se ekonomia turke pritet të pësojë kolaps brenda pak vitesh nisur nga një serë faktorësh, të cilat ai i liston në shkrim

“Goditjen më të madhe, ekonomia turke e ka marrë nga turizmi këto dy vitet e fundit. Në vitin 2015 Turqia u vizitua nga 40 milionë turistë, të cilët futën në ekonominë turke 30 miliard dollar. Në vitin 2016 kjo shifër ra me 36 për qind dhe vazhdon të bjerë. GDP e Turqisë është e lartë, por ajo ka rënë nga 950 miliard dollar në vitin 2013 në 850 miliard dollar në vitin 2015”, – shkruan ai duke shtuar se Banka Qendrore e Turqisë vazhdon të injektojë para në ekonomi, të cilat nuk po sjellin ndonjë ndryshim të madh, ndërsa ndalet edhe tek kursi i këmbimit të monedhës turke me euron dhe dollarin si edhe borxhin e jashtëm.

“Në vitin 2009, një euro këmbehej me dy lira, kurse tani është mesatarisht 4.63 lira. Borxhi i madh i jashtë i Turqisë e bën atë vulnerabël ndaj ndryshimeve të kursit të këmbimit, kurse futja në lufte gjatë këtij viti ka rritur ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë. Fundi i ekonomisë turke është i afërt, kjo nisur edhe nga struktura sociale e Turqisë, por edhe nga ajo që po ndodh atje. Është thjesht çështje kohe”, shkruan ai në portalin grek “Zouglas” duke marrë mjaft komente nga lexues, të cilët thonë se së shpejti do t’i shohin turqit në radhë siç u detyruan të qëndronin edhe grekët vitet e fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne