Greqia të dielen voton në zgjedhjet e parakohshme

Rreth 10 milionë votues të regjistruar do të votojnë të dielën në 21.478 vendvotime në 59 zona zgjedhore.

Në zgjedhjet e tërhequra rreth 4 muaj përpara me vendimin për zgjedhje të parakohshme nga kryeministri Alexis Tsipras do të marrin pjesë 20 parti politike, të cilat sipas sistemit zgjedhor në vend për kalimin e pragut zgjedhor 3 për qind do të garojnë për 300 vendet e Parlamentit.

Partia që del e para në zgjedhje sipas sistemit zgjedhor me qëllim për të lehtësuar formimin e qeverisë do të fitojë të drejtën e 50 deputetëve më shumë.

Në zgjedhjet, të cilat që prej vitit 1928 mbahen për herë të parë në muajt e verës, parashikohet që temperaturat të dielën të jenë mbi 35 gradë celsius gjë e cila rrit edhe shqetësimet për një pjesëmarrje të ulët.

Sipas sondazheve të fundit, gara e zgjedhjeve do të zhvillohet mes të majtës SYRIZA e udhëhequr nga Tsipras dhe kundërshtari i qendrës së djathtë në opozitën kryesore Demokracia e Re (ND).

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se pas disfatës në zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) më 26 maj, që çoi Tsiprasin në vendimin për zgjedhjet e parakohshme, ai nuk ka mundur të mbyllë diferencën në mes dhe se ai ndjek kundërshtarin e tij 8-11 pikë prapa.

Nëse zgjedhjet përfundojnë në këtë mënyrë pritet që detyrën për formimin e qeverisë ta marrë përsipër 51-vjeçari Kyriakos Mitsotakis i cili ushtruar detyrën e ministrit të Reformës Administrative në kabinetin e Kryeministrit Antonis Samaras në vitin 2013 kur kriza arriti kulmin e saj.

Mitsotakis i cili është vëllai i ish-ministres së Jashtme, Dora Bakoyannis dhe djali i ish-kryeministrit, Konstandin Mitsotakis një prej emrave kryesorë në politikën e Greqisë kryesisht në vitet e 90-ta, ka mundësi që ai të vijë i vetëm në pushtet me partinë e tij ND.

Në këtë rast, pritet të vazhdojë jetën e tij politike si lider i opozitës kryesore, Tsipras, i cili ka shërbyer si “kryeministri më i ri në vend” për 4 vitet e fundit dhe ka humbur popullaritetin për shkak të politikave ekonomike si dhe marrëveshjes për emrin me Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, partia e aleancës Lëvizja për Ndryshim (KINAL) e cila përbën shtyllën e PASOK-ut, Partia Komuniste Greke (KKE) dhe partia e djathtë “Agimi i Artë” të cilat pësuan humbje në zgjedhjet e PE-së, pritet që në periudhën e re të përfshihen në Parlament.

Po ashtu sipas anketimeve tregohet se në mesin e partive që mund të kalojnë pragun zgjedhor ndodhen edhe Zgjidhja Greke (Ellinki Lisi) një tjetër parti e ekstremit të djathtë e drejtuar nga Kyriakos Velopoulos, si dhe MERA 25 e cila u formua nga Yannis Varoufakis emri i të cili u dëgjua me detyrën e ministrit të Financave në periudhën e SYRIZA-s dhe i cili u nda më pas një mosmarrëveshjeje.

Në zgjedhje marrin pjesë edhe 17 kandidatë që ndodhen në listat e partive të ndryshme nga komuniteti turk i Trakisë Perëndimore. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne