Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë fort arrestimet e bëra nga Arabia Saudite ndaj figurave fetare

Amnesty International dhe Human Rights Watch (HRW) i denojnë arrestimet e fundit të dijetareve dhe predikuesve fetarë dhe i konsiderojnë ato “të motivuara politikisht”.

Grupet e të drejtave kanë dënuar këtë javë arrestimet e fundit nga autoritetet Saudite të dhjetëra figurave të shquara fetare, intelektuale dhe aktivistëve duke i konsideruar “një goditje e koordinuar kundër mospajtimit”.

Arrestimet u bënë përpara thirrjeve për protesta nga figura të opozitës jashte vendit, pas lutjeve të së premtes, të cilat nuk u duken se tërhoqën shumë mbështetje për shkak të pranisë tepër të madhe të forcave të sigurise.

Ditën e dielë, aktivistët online thanë se deri në 20 figura fetarë sauditë ishin arrestuar, duke përfshirë edhe disa nga predikuesit më me ndikim të mbretërisë.

Dy ditë më vonë, pati raportime të tjera arrestimesh të predikuesve dhe dijetarëve të shquar.

Organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” ditën e Premte shprehu shqetësim lidhur me arrestimet.

“Në vitet e fundit, nuk mund të kujtojmë një javë të vetme në të cilën të jenë shënjestruar në një hapësirë kaq të shkurtër kohore kaq shumë Figura të Shquara Arabe,” tha Samah Hadid përfaqësues i Amnesty International.

Organizata tha se gjendja e të drejtave në shtetin e Gjirit ishte “përkeqësuar ndjeshëm” që kur Princi Mohammed bin Salman mori detyren si princ trashëgimtar i fronit më 21 qershor.

Human Rights Watch (HRW) me bazë në SHBA sugjeroi gjithashtu se arrestimet mund të lidhen me përpjekjet e princit për të konsoliduar pushtetin.

“Këto arrestime, dukshëm të motivuara politikisht janë një shenjë tjetër se Mohammed bin Salman nuk ka interes të vërtetë që të përmirësojë rekordin e vendit mbi fjalën e lirë dhe sundimin e ligjit”, tha Sarah Leah Whitson, drejtoresha e Lindjes së Mesme e Human Rights Watch (HRW).

Whitson shtoi: “Dënimet e çuditshme kundër aktivistëve dhe disidentëve paqësorë tregojnë një anti tolerancë të plotë të Arabisë Saudite ndaj qytetarëve të saj që flasin hapur për të drejtat e njeriut dhe reformat”.

Aktivistët këtë javë publikuan në mediat sociale, listat e emrave të personave të ndaluar, duke përfshirë klerikun e shquar Salman al-Awdah dhe Awad al-Karni, si dhe disa njerëz që nuk kishin lidhje të qarta me veprimtarinë islame apo histori të dukshme të opozitës.

Awdah dhe Karni, të cilët kanë miliona ndjekës në mediat sociale, ishin ndër dijetarët sauditë që kundërshtuan praninë e trupave amerikane në mbretërinë Arabe gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991 në Kuvajt.

Ata të dy janë akuzuar për lidhje me Vëllazërinë Myslimane, të cilin Arabia Saudite i ka listuar në listën e zezë duke i cilësuar si “grup terrorist”.

Arrestimet ndiqen nga spekulime të shumta, por të mohuara nga zyrtarët, se Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud synon të heqë dorë nga froni mbretëror për ti lënë vendin djalit të tij, Princit të Kurorës Mohammed, i cili dominon politikën ekonomike, diplomatike dhe ate të brendshme.

Autoritetet saudite nuk kanë komentuar mbi arrestimet e fundit të aktivistëve.
Por në fillim të javës, avokati i përgjithshëm paralajmëroi se çdo sulm mbi “unitetin kombëtar” ose kunder “imazhit të shtetit” përbënte një “krim terrorist”./ Gazeta Impakt

Burimi:aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne