Guterres duke aluduar në një ajet të Kur’anit, kërkon armëpushim botëror në prag të Ramazanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB duke iu dëshiruar më të mirat myslimanëve të votës në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, edhe njëherë ka përsëritur kërkesën e tij të 23 marsit për vendosjen e armëpushimit botëror për t’u përqendruar në luftën kundër epidemisë së virusit Korona, duke insistuar në vendosjen e armëpushimit botëror në rajonet e përfshira në konflikte.

Agjencia e lajmeve Shihua njoftoi se Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të mërkurën me anë të një videomesazhi, deklaroi: “Unë sot edhe njëherë po e përsërisë kërkesën për vendosjen e armëpushimit botëror duke aluduar në një ajet të Kur’anit të shenjtë i cili thotë: “Nëse armiqtë tregojnë interesim për paqe, edhe ti ano kah paqja dhe punën tënde dorëzoja Zotit që dëgjon dhe di””.

Guterres ka theksuar: “Muaji i Ramazanit këtë vit do të jetë shumë më ndryshe, për arsye se shumë prej aktiviteteve të shoqërisë do të jenë nën ndikimin e përhapjes së virusit Korona dhe shumë prej njerëzve në rajonet e përfshira nga lufta edhe një herë në mënyrë të pikëlluar do ta fillojnë këtë muaj me luftë dhe pasiguri në të gjitha aspektet”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së  gjithashtu ka bërë thirrje për mbështetje ndaj qytetarëve të shtresave të dobëta dhe ka thënë: “Unë i falënderoj të gjitha qeveritë dhe qytetarët anë e mbanë botës islame që jetojnë me besimin e vet dhe njerëzit që shpërngulen për shkak të luftës, i mirëpresin në mënyrën më të mirë sipas traditës dhe mësimeve të Islamit. Ky është një mësim shumë i rëndësishëm në këtë botë në të cilën për shkak të përhapjes së virusit Korona, shumë njerëz kanë mbyllur dyert e veta për personat e nevojshëm”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne