Hamas: Fronti i rezistencës kundër Izraelit do të forcohet

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze, Hamas, theksoi përpjekjet në rritje për të forcuar frontin e rezistencës kundër regjimit sionist.

Sami Abu Zuhri, zëdhënësi i Hamasit duke folur në një konferencë në Stamboll me rastin e njëqindvjetorit të Deklaratës së Balfurit, theksoi: “Qëllimet dhe planet e Hamasit kanë qenë të programuara për t’i rezistuar regjimit okupator sionist dhe përpjekjet për trajnime, për të blerë armë dhe për të ndërtuar disa lloje të armëve do të vazhdojnë”. Ai duke theksuar se shumica e raketave që përdoren nga forcat e rezistencës anti-sioniste janë ndërtuar në Gaza, shtoi: “Hamasi përpiqet që populli palestinez t’i mbajë armët deri në ditën kur toka palestineze të çlirohet nga pushtimi i Izraelit”. Më 2 nëntor 1917, Sekretari i Jashtëm britanik Arthur James Balfour dërgoi një letër për lordin Lionel Walter Rothschild, në të cilin shprehu mbështetjen e Britanisë për planet sioniste për të krijuar një “strehë kombëtare për popullin hebre” në Palestinë. Hamasi, duke e quajtur deklaratën e Balfurit një vjedhje të historisë, civilizimit dhe jetës së një kombi, publikoi një deklaratë në të cilën akuzon Britaninë e Madhe për kryerjen e një krimi historik ndaj një kombi të madh dhe e ftoi atë t’i kërkojë falje popullit palestinez. “Pretendimi i ‘ndarjes së tokës pa njerëz në njerëz pa tokë’ ishte një premtim që injoronte të gjitha faktet historike. Kjo tokë është një komponent i identitetit të palestinezëve. Njëqind vjet më vonë, bilanci i Deklaratës së Balfurit ishte vetëm vulosja e një fatkeqësie tragjike për këtë komb të madh që është populli palestinez,” tha Hamasi në një deklaratë të lëshuar me rastin e 100 vjetorit të Deklaratës së Balfurit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne