Bota

Hamasi akuzoi Mossadin për vrasjen e akademikut Batash

Sipas policisë lokale të shtunën në mëngjes para xhamisë në Malajzi është vrarë inxhinieri dhe akademiku i shquar palestinez nga Gaza dr. Fadh Muhamed el Batash, babai i tre fëmijëve, kundër të cilit kanë shtënë dy persona në motoçikleta në afërsi të Kuala Lumpurit. Zyrtarët malajzias kanë theksuar se vrasjen e konsiderojnë si akt terrorist dhe se kanë filluar hetimet. Policia cek se Batashi është qëlluar në trup dhe kokë, dhe se incizimet e kamerave tregojnë se ai ishte caku i atentatorëve të cilët e kanë pritur në prit rreth 20 minuta.

Fotot nga mediat palestineze tregojnë se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes në të cilin Batashi është vrarë. Gëzhojat e plumbave shihen në tokë. Babai i Batashit ka thënë për El Xhezirën se dyshon se e ka vrarë Mossadi, shërbimi sekrete izraelit.”Për atentatin e kryer akuzojmë Mossadin”, ka deklaruar Hamasi.

Zyrtari izraelit ka refuzuar të komentojë vrasjen e Batashit. Shefi i policisë së Kuala Lumprurit Datuk Seri Mazlan Lazim ka thënë se njëri nga dy persona të dyshuar ka shkrep 10 plumba në drejtim të tij, nga i cili 4 plumba e kanë qëlluar në trup dhe kokë. Batashi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas medieve malajziase dëshmitarët kanë përshkruar vrasësit “të racës së bardhë me linja evropiane” dhe se kanë vozitur motoçikleta të fuqishme BMW me motor 1100 cc.

Familja ka cek se Batashi 10 vjet ka që jeton në Malajzi, ka pas qëllim që së shpejti të udhëtojë në Turqi në konferencën shkencore që do të mbahet për energjetikë. Gazeta izraelite Haaretz ka theksuar se gjatë këtij vikendi Batashi ka dashur të udhëtojë në Turqi. Hamasi ka cek se Batashi ishte anëtar i tyre. Para se të shkojë në Malajzi për të ligjëruar në Universitetin privat, ishte i punësuar në administratën energjetike në Gazë. Yneti izraelit ka theksuar se ai ligjëronte në institutin britaniko-malajzias pranë Universitetit të Kuala Lumpurit në Malajzi.

Në kumtesën e publikuar në Twitter Hamasi e ka përshkruar Batashin si

shehid(dëshmor) dhe ekspert i shquar i cili ka dhënë kontribut të madh sektorit energjetik. Ambasadori palestinez në Malajzi Enver el Agha ka thënë se Batashi ishte edhe imami i dytë i xhamisë Xhalan Gombak para së cilës është vrarë.

Zëvendësi i kryeministrit të Malajzisë Ahmed Zahid Hamidi ka thënë medieve lokale se qeveria po shqyrton mundësinë se “agjentët e huaj” kanë qenë të infiltruar në vrasje, duke theksuar se evropianët e dyshuar janë të lidhur me shërbimin sekret të huaj. Ai ka shtuar se viktima kishte lidhje me shërbimin sekret të huaj, dhe se ka qenë aktive në organizatat joqeveritare palestineze, duke e përshkruar Batashin si ekspert i elektroteknikës dhe i prodhimit të raketave.

“Vrasja e tij do të mund të ishte e lidhur me agjencionet sekrete të huaja apo shtetet e caktuara që kanë prirje armiqësore kundër Palestinës e kanë konsideruar Batashin si pengesë”, ka cekur Hamidi. Batashi ishte aktiv në Twitter dhe ka mbështetur Palestinezët në Gaza të cilët po marrin pjesë në Marshin e madh të kthimit, në vargun e demonstratave të cilët po mbahen në kufirin e Gazës me Izraelin.

Batashi para ca kohësh ka publikuar disa elegji për gazetarin dhe fotografistin palestinez Jasir Murtaxhi, 35 vjeçar të cilin forcat okupuese izraelite e kanë vrarë me 6 mars gjatë demonstratave të cekura. Besohet se Mossadi qëndron prapa një varg atentateve kundrejt personaliteteve dhe ekspertëve të shquar palestinez, por kurrë nuk kanë konfirmuar operacionet e tyre vrasëse nëpër botë.

Burimi : Islambosna/ ML

Etiketa