Hamasi paralajmëron Amerikën mbi transferimin e ambasadës në Jeruzalem

Lëvizja islamike palestineze, Hamas, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër planeve për të zhvendosur ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar dhe për të njohur këtë qytet të shenjtë si kryeqytetin e regjimit izraelit.

“Ky veprim do të përfaqësonte një sulm amerikan ndaj Kodsit të shenjtë dhe do t’i jepte legjitimitet pushtimit izraelit të këtij qyteti”, theksoi Hamasi në një deklaratë të lëshuar të shtunën. Deklarata shton se një vendim i tillë do të përbënte një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare lidhur me Kodsin si një territor i pushtuar dhe do të përkrahte Izraelin për të avancuar planet e tij për jahudizimin e këtij qyteti dhe për të dëbuar popullsinë palestineze. Lëvizja e rezistencës islamike palestineze gjithashtu i bëri thirrje popullit palestinez të rezistojë ndaj një “vendimi të tillë arbitrar dhe  brutal”. “Çdo vendim nuk do të ndryshojë faktin se Kodsi i shenjtë ka identitet arab dhe islamik dhe është pjesë e tokës palestineze”, vuri në dukje Hamasi. Lëvizja palestineze u bëri thirrje të gjitha vendeve arabe dhe muslimane, si dhe vendeve të lira për të ndaluar vendimin e pritshëm të SHBA./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne