Shqiperia

Hapi lokalin e natës për klientët, procedohet 41- vjeçari në Tiranë, gjobitet me 1 milionë lekë

Një pronar i një lokali nate është proceduar pasi ka shkelur masat ndaj COVID-19 duke hapur lokalin e natës për klientët.

Lokalet e natës janë ndër të paktit aktivitetet që nuk janë hapur prej aktit normative të 15 marsit si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

41- vjeçari A.F, vendosi ta hapë lokalin e tij të natës dhe për këtë u gjobit me 1 milionë lekë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç.

Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./BW

OPINIONE

INTERVISTA