Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare kundër krimeve të regjimit sionist

Një gazetar gjerman ka thënë se vazhdimi i heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare ndikon në vazhdimin e krimeve dhe të dhunës së sionistëve kundër palestinezëve.

Cristofer Setel, gazetar gjerman, të martën në një intervistë me radion gjermane, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po hesht përballë krimeve të regjimit sionist. Ky gazetar gjerman ka thënë se kufizimet kundër palestinezëve në territoret e pushtuara janë shtuar dhe Amerika dhe kartelet financiare në perëndim vazhdojnë të mbështesin regjimin sionist. Xhamia Al Aksa, si simbol kryesor i identitetit islamik-palestinez në qytetin Kods, ka qenë objekt i veprimeve shkatërruese të regjimit sionist. Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët gjithmonë sulmojnë këtë xhami./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne