Historia e vaksinave në fillim të shek. XX-të në SHBA-të

Se vaksinat janë transmetuesit e sëmundjeve më të rënda ngjitëse tek njerëzit dhe kafshët, kanë pohuar mjekët amerikan individual qysh në fillim të shek. XX-të. Atëherë në SHBA-të është formuar edhe Liga kombëtare kundër vaksinimit e cila në peticionin e dërguar presidentit amerikan Vudro Vilsonit në vitin 1919 kanë kërkuar që vaksinimi i obliguar për ushtarët të vihet jashtë Ligjit. Të dhënat shokuese për vaksinat, prezantuara presidentit amerikan dhe Kongresit amerikan, janë publikuar në vitin 1920 në një libër e cila me dekada ishte diku i “fshehur”.

Pas Luftës së dytë botërore në mjekësinë bashkëkohore dominon vetëm një shkollë mjekësore(alopatike), e cila thotë ”pyka me pykë nxiret”, me ç’rast pranon ekzistimin e sëmundjeve të njohura ngjitëse si një dukuri natyrore e cila ndodh kohë pas kohe. Si mjet më efikas për parandalimin e sëmundjeve infektive, kjo shkollë e cila është edhe themeluese e Organizatës Botërore Shëndetësore, ka shpallur vaksinimin, të ashtuquajturën helmimin e gjakut me mikrobet e sëmura.

Ashtu që pak mjekë sot në botë e dinë se kolegët e tyre në SHBA qysh në fillim të shek. XX-të kanë luftuar ashpër kundër kësaj mënyre “të shërimit” të udhëhequr nga njohuritë nga shumë shkolla mjekësore. Për shumë nga ata atëherë edhe vetë mendimi se ndonjë sëmundje mund të parandalohet pikërisht me përhapjen e saj ishte mendimi i çmendur. Posaçërisht ka qenë për ata e papranueshme përzierja e gjakut të infektuar në mes njerëzve dhe kafshëve. Kjo ide e çmendur dhe barbare me kohë ka hyrë në shkollën dhe praktikën bashkëkohore mjekësore dhe ka eklipsuar(errësuar) çdo logjikë(arsye) e shëndosh njerëzore në lidhje me atë se çka është organizmi njerëzor, çka është jeta, dhe çka është helmimi dhe vrasja, këto të gjitha patjetër duhet të jetë temë për reflektim të çdo mjeku të virtytshëm i cili ka fuqi të mendojë me kokën e tij.

Për këtë këtu do të zbulojmë disa detaje pak të njohura nga peticioni i cili në vitin 1919 është dërguar presidentit amerikan si komandant suprem i të gjitha komandave të ushtrisë amerikane që vaksinimi i detyruar në ushtri të anulohet pasi që ishte i rrezikshëm, jonatyror, barbar dhe në kundërshtim të plotë me kushtetutën amerikane dhe parimet themelore për lirinë e të gjithë qytetarëve dhe drejtën e tyre për shëndet.

Dokumentacioni i madh lidhur me atë se çfarë janë vaksinat dhe çfarë efekte anësore shkaktojnë tek njerëzit dhe kafshët është publikuar në librin Horrors of Vaccination, të botuar në SHBA në vitin 1920. Dokumentacionin si përfaqësues i nënshkruesve të Peticionit i ka grumbulluar CHAS. M. HIGGINS përball numrit të madh të organizatave qytetare dhe shoqatave dhe i ka përcjell presidentit dhe Kongresit amerikan.
Sipas kartonit të bibliotekës Line Medical Library shihet se libri herën e fundit ishte në lexim në shkurt të vitit 1962 dhe maj 1965. Pas kësaj libri u “zhduk”.Tek në kohën e fundit, dikush e ka zbuluar dhe e ka kopjuar dhe vendosur në internet. Dokumentet dhe theksimet e prezantuara në këtë libër tregojnë se si me kohë janë mbuluar shumë gjetjet e atëhershme dhe mendimet profesionale për pasojat katastrofale të vaksinimit dhe si shkenca mjekësore është nën korrupsion dhe ndikim të personave të shquar në qarqet mjekësore aq shumë të shpërfytyruar, ashtu që sot ky helmim masovik i gjakut të njerëzve dhe kafshëve konsiderohet arritje më e lartë në parandalimin e sëmundjes.

Termi”shërimi” në mjekësinë bashkëkohore më nuk përmendet, por ekziston vetëm terapia(alopatike) e përshkruar vetëm nga një autoritet botëror shëndetësor, e kjo është Organizata botërore e shëndetësisë në të cilin pranohen vetëm pasuesit dhe alokuesit e vetëm një shkolle mjekësore(asaj zyrtare). Ndërsa një nga kërkesat e Peticionit ishte se në të gjitha Këshillat Drejtues të shërbimeve kombëtare shëndetësore në SHBA-të të hyjnë edhe mjekët të cilët përfaqësojnë shkollat të ndryshme mjekësore.

CHAS. M. HIGGINS në Peticion ka theksuar se pretendimi ”profesional” i Xhenerit se me vaksinim”parandalohet përjetshëm shfaqja e lisë” është hedhur poshtë në vitin 1901 dhe atë pikërisht nga pretendimet”profesionale” të mjekëve të cilët ishin mbështetës të vaksinimit. Ashtu që dr. Robert Olsen nga Shërbimi amerikan për mbrojtjen shëndetësore të banorëve(U.S.Public Health Service) ka publikuar në një revistë mjekësor se”mbrojtja me vaksinim kundër lisë zgjat vetëm nga 6 gjer në 12 muaj”, dhe konkludon se ”është e nevojshme rivaksinimi” dhe atë çdo vit(!). Ai madje ka theksuar se rivaksinimi “duhet bërë deri sa shfaqen liat”( ndërsa ato shfaqeshin dhe vritnin përkundër vaksinimit).
Dr. Olseni madje ka konkluduar “profesionalisht” se kurrgjë përveç vaksinimit nga lia nuk mund të parandalojë( ky është qëndrimi i cili sot mund të dëgjohet) dhe kjo është tërësisht e kundërt nga theksimi i shpikësit të madh të vaksinave Edvard Xhenerit i cili ”profesionalisht” ka vlerësuar se me vaksinim arrihet imuniteti i përjetshëm kundër lisë.
Lia padyshim ka bërë kërdi dhe këtë e ka treguar statistika e sëmundjes dhe vdekshmërisë e saj e cila është e prezantuar në Peticion. Higginsi këto statistika i ka prezantuar presidentit amerikan, se në mjedise të caktuara më shumë njerëz kanë vdekur nga vaksinat kundër lisë se sa vet sëmundja e lisë, dhe se epidemitë janë më të fuqishme në mjedise ku ishte më i theksuar vaksinimi dhe rivaksinimi.

Edhe një nga absurdet në të cilën në Peticion tërhiqet vëmendja ishte se me vaksinim për ”ngritjen e imunitetit” së pari përfshihen ata të cilët nga natyra janë edhe më rezistues, e këta janë fëmijë nga mosha 6 gjer 19 vjeçare të cilët kanë 12 herë imunitet dhe vitalitet më të fuqishëm se fëmijët nën 6 vjeçar dhe gjashtë herë janë më të qëndrueshëm se të rriturit. Poashtu tek ata vdekshmëria nga sëmundjet ngjitëse është më e vogël dhe paraqet vetëm 5%. Përkundër kësaj më së shumti insistohet në vaksinimin e njerëzve me shëndet më të fuqishëm dhe vitet më të mira, e këta janë ushtarët.

Pse mu atyre së pari injektohen vaksinat, shtron pyetje Higginsi në Peticionin e nënshkruar dhe prezantuar presidentit dhe Kongresit amerikan. Pasojat e kësaj politike shëndetësore është se në vitin 1918 nga 1000 ushtar, 6,4% të ushtarëve kanë vdekur nga ndonjë sëmundje. Ndërsa tek civilët përqindja ishte 4,7%. Në rast se llogaritet kjo tek civilët, dhe tek ushtarët të rinj në fuqi të plotë, ky krahasim është jologjik. Për këtë është vënë në dyshim se në pyetje janë pasojat tragjike nga vaksinimi i shumëfishtë i ushtarëve. Numri më i madh i rasteve të vdekjeve tek ushtarët e vaksinuar ishte nga tetanusi.
Në Peticion për këtë është kërkuar se në bazë të dhënave të shumta të prezantuara të urdhërohet hetimi dhe të përcaktohet se a janë vaksinat shkaktar të shumë sëmundjeve. Në atë kohë, pikërisht në fillim të shek. XX-të kur ka filluar zbatimi masiv i detyrueshëm i vaksinimit, është shënuar edhe shfaqja e epidemive të lisë, tetanusit, si dhe sëmundja e shapit tek kafshët.
Me peticion është kërkuar, jo vetëm ndërprerja e vaksinimit të detyruar në ushtri, por edhe lirimi nga dënimet e rënda për të gjithë ata që kanë refuzuar të vaksinohen.

P.S. Mjekësia alopatike është mjekësia zyrtare apo mjekësia bashkëkohore.

Autor: Të jesh apo mos të jesh
Burimi: LOGIČNO
Përktheu: Faik Miftari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne