Hulumtim, sudoku dhe fjalëkryqet nuk ju bëjnë më inteligjent

Sipas një hulumtimi Sudoku dhe fjalëkryqet të cilat njihen si lojëra dhe aplikacione që kontribuojnë në zhvillimin e inteligjencës, në fakt nuk kanë asnjë efekt në inteligjencë.

Në hulumtimin e zhvilluar në Universitetin Western në qytetin e Londrës të shtetit kanadez Ontario, sudoku dhe fjalëkryqet në fakt nuk kanë asnjë efekt në zhvillimin e inteligjencës ose në nivelin e përgjithshëm të IQ-së.

Pjesëmarrësit në hulumtimin e zhvilluar në Institutin e Trurit dhe Inteligjencës të Universitetit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë gjatë 20 ditëve ka luajtur lojëra dhe aplikacione që zhvillojnë inteligjencën ndërsa grupi tjetër gjatë të njëjtës periudhë nuk luajti asnjë lojë që zhvillon inteligjencë.

Më pas të dy grupet iu nënshtruan të njëjtit provim ndërsa rezultatet e të dy grupeve ishin të ngjashme.

Bobby Stojanoski, nga ekipi hulumtues, tha se ata që luajnë lojëra që zhvillojnë inteligjencën nuk kanë rezultate më të mira se ata që nuk i luajnë këto lojëra. Ai tha se ushtrimi i rregullt, socializimi, ushqimi i shëndetshëm dhe gjumi i mirë janë më të rëndësishëm për zhvillimin kognitiv.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Neuropsychologia”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne