Humbja e madhe e Theresa May në zgjedhje

Theresa May kryetare e partisë konservatore në Angli, përkundër asaj që priste nga zgjedhjet e parakohshme në këtë vend, nuk ka marrë shumicën e votave dhe është detyruar që të formojë qeverinë në koalicion me një tejtër parti irlandeze. Për shumë analistë politikë, rezultati i zgjedhjeve në Angli konsiderohet humbje e madhe për kryeministren Theresa May.

Konservatorët në Britaninë e Madhe kanë dështuar të fitojnë një shumicë të përgjithshme për të formuar qeverinë. Edhe pse partia e kryesuar nga kryeministrja Theresa May mori shumicën e votave ajo nuk arriti të marrë 326 vende në parlament. Nga numërimi rezulton që Partia Konservatore e kryeministres May me 43% të votave dhe më pas rendin Laburistët Jeremy Corbyn me 40 % të votave. Liberal Demokratët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 8% të votave, ndërsa SNP 3%. Më pas vijnë partia e gjelbër 2% të votave, UKIP 2% dhe partitë e tjera 1%. Sipas projeksioneve të mediave britanike, të përkthyer në mandate në Parlament, Konservatorët kanë marrë 312 deputetë, duke pësuar ulje me 11 vende në Parlament. Laburistët e Jeremy Corbyn morën 259 deputetë duke shënuar një rritje me 28 vende në Parlament. Ky rezultat përcaktohet si një poshtërim për kryeministren aktuale, Theresa May, e cila thirri këto zgjedhje për të forcuar pozitat e saj në bisedimet me BE-në, në lidhje me BREXIT. Parlamenti anglez ka 650 deputetë dhe për të formuar shumicën parlamentare, partive u duhet minimumi 326 deputetë. Paradoksalisht, kryeministrja britanike Theresa May, pas rezultatit shokues të zgjedhjeve të së enjtes, do të ketë të njëjtin numër votash në një koalicion të ri me partinë demokratike të unionistëve, që janë mbështetësit e qëndrimit të Irlandës së Veriut nën kontrollin britanik.

Kryeministrja britanike, pasi mori bekimin e Mbretëreshës, do të drejtojë Britaninë me një qeveri pakice, pasi asnjë nga partitë në Parlamentin e ri nuk ka shumicën. Formatimi i qeverisë së re duket se bazohet në të njëjtat figura kryesore politike të qeverisë së kaluar. Ajo që do të ndryshojë janë marrëdhëniet e qeverisë së re me Parlamentin e ri të balancuar politik dhe negociatat e vështira me BE-në për “Brexit”, i cili pas tërmetit politik duket se do të jetë më i butë sesa një ditë më parë, pasi kështu duket se ka vendosur elektorati britanik. E ndërkohë që laburistët e opozitës arritën një rezultat spektakolar, me një shtim të elektoratit, i paparë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, nacionalistët e Skocisë përgjysmuan numrin e deputetëve, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e një referendumi të dytë për shkëputjen e Skocisë nga Britania. “Kush guxon, jo gjithmonë fiton” duket se është mesazhi i zgjedhjeve të parakohshme. Vërtet Britania ka nevojë për siguri në ditët e muajt në vazhdim, por qeveria që do e drejtojë do të kryesohet nga një kryeministre që rrethohet nga një pasiguri politike e paprecedentë./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne