Huthit kërcënojnë se do të sulmojnë pallatet mbretërore në Arabinë Saudite

Grupi rebel Huthi nga Jemeni kërcënoi se do të sulmojë pallatet mbretërore në Arabinë Saudite.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seri, u bëri thirrje civilëve saudit dhe banorëve që të qëndrojnë larg pallateve të zyrtarëve sauditë.

“Këto pallate janë në listën e caqeve ushtarake të forcave tona”, tha ai në deklaratën e cituar nga Al-Masirah TV i drejtuar nga grupi Houthi.

Zëdhënësi tha se grupi i tij ka shënjestruar vende “të ndjeshme” në Arabinë Saudite, por pa dhënë detaje të tjera.

Autoritetet e Arabisë Saudite nuk komentuan kërcënimin e grupit rebel Huthi.

Të Premten, rebelët Houthi pretenduan se kanë kryer sulme me dron në një aeroport dhe bazë ajrore në Arabinë Saudite perëndimore.

Jemeni vazhdon të mbetet i zhytur në një dhunë që nga viti 2014, kur grupi Huthi i mbështetur nga Irani pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që kishte për qëllim parandalimin e shtrirjes territoriale të Huthive në Jemen dhe të mbështesë qeverinë pro-saudite të vendit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit, i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona njerëz mbeten në rrezik të urisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne