Shqiperia

I pavlefshëm për një pakicë të heshtur prej 10 740 qytetarësh

Top-Channel publikoi një shifër për votat e palvlefshme në Tiranë. Fjala është për zonën ku kandidonte ylli në ngjitje i Partisë Socialiste, Erion Veliaj. Nga rreth 171 mijë vota që u hodhën më 30 qershor, në 11 njësitë e Tiranës janë verifikuar 10 740 vota ta pavlefshme. Një shifër e cila nuk mund të konsiderohet për shkak të gabimeve, por si shprehje e vullnetit të zgjedhësve që janë detyruar të votojnë për një punë, apo për një problem tjetër të lidhur me pushtetin.

Interesante është fakti se Veliaj është kundërshtuar më së shumti në njësinë nr. 5, që konsiderohet si më e majta në Kryeqytet, ku kanë rezultuar 1717 vota të pavlefshme. Kështu rekordi i z. Veliaj që u shpall me të madhe dje nga mediat që i shërbejnë atij, njolloset sot nga një shprehje e qartë pakënaqësie e hapur. Pakicë e heshtur? Noshta, por zoti Veliaj, ky arrogant që mburret me çdo m2 lulishte dhe çdo pllakë apo vijë në rrugë, duhet të kuptojë aritmetikën e thjeshtë: pakica e heshtur plus pakicën e zhurmshme mund të rezultojnë në shumicë.

Këto janë padyshim zgjdhje pa fitues dhe mbi të gjitha zgjedhje pa Heronj, pa yje, ashtu siç ëndërron për çdo garë zoti Veliaj.

Ai është një kandidat i bojkotuar në raport me pretendimet e mbivlerësuara që ka për veten, me propagandën që zhvillon, me punët që reklamon dhe me burimet që disponon.

Ushtari i prishjes së Teatrit Kombëtar, aktori i roleve të paracaktuara në lulishte, qendra sociale, në takime me fëmijë në të vërtetë është problem kryesor edhe për të vlerësuar ato punë që realisht mund të jenë bërë. Sepse përpara se njeriu të gjykojë, z. Veliaj shfaqet aty, në çdo rast për të të kujtuar se kjo nuk ka qenë dhe se u bë, se vetëm Ai mund ta bëjë dhe se duhet t’i bashkohesh. Sapo mund të pyesësh për zbatimin e ligjit, apo për fondet, je perceptuar si pakica e zhurmshme e financuar nga PD-ja, e keqja që qëndron në rrugën e së mirës. Një mësim i mirë për këtë zotëri që pa partinë është Asgjë. Shpresojmë ta ketë kapur mesazhin./respublica

OPINIONE