Shqiperia

I shpëtoi kontrollit/ Kush është “i tmerrshmi” i Lushnjës, që prej vitesh sfidon Policinë nga arratia

Kontrolli i RENEA-s në 13 banesa në qytetin e Lushnjës, nuk mudni tevere dot ne pranga nje person shume te kerkuar, per masakren ne kete qytet dhe bashkepunetorin e tij.

Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi arratisen në drejtim të paditur Laert Haxhia arriti që t’i arratisej sërish Policisë, para se kjo e fundit të shkonte e ta arrestonte për disa vepra të rënda penale.

Laert Haxhia dhe Orges Bilbili janë emra të njohur për drejtësinë, pasi janë të përfshirë në vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge etj. Laert Haxhia, përveç përfshirjes në ekzekutimet e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës, akuzohet se është autor i vrasjes së anëtarit të grupit të Aldo Bares, Gerti Lala.
Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010. Viktima njihej si pjesë në bandën e Aldo Bares. Për këtë krim, Laert Haxhia u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

Ai doli nga burgu në fund të 2014-s, ndërsa u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhia tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua. Në fund, Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhian për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge.

Sipas Gjykatës, lidhur me ngjarjen, Haxhia deklaroi se ditën e ngjarjes është nisur rreth orës 12:00 – 12:30 nga shtëpia e tij në Lushnjë, me makinën e të fejuarës së tij dhe me mikun e tij të quajtur Saimir Taullau.

Haxhia kishte edhe një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se e ka përdorur edhe për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Haxhia rezulton se ishte shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares./ PANORAMA

OPINIONE

INTERVISTA