Iftar ‘tropikal’ në Indonezi

Muslimanët e Indonezisë, gjatë muajit të Ramazanit çelin iftarin e tyre me fruta dhe perime tropikale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që muslimanët në të gjithë Indonezinë preferojnë lëngun e arrës së kokosit, ata të rajonit të Açe-s përdorin më së shumti lëngun e kallamit të sheqerit.

Në sofrat e iftarit të muslimanëve të Açe-s veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit pija e quajtur ‘tebu’, pije kjo që bëhet me lëngun e kallamit të sheqerit, është e pazëvendësueshme.

Shitësit ambulantë në cepet e rrugëve servirin lëngjet e arrës së kokosit dhe kallamit të sheqerit pak kohë para fillimit të iftarit.

Ndërkohë që për përfitimin e lëngut të arrës së kokosit frutat thyhen, ndryshe veprohet me kallamin e sheqerit ku për të përfituar lëngun e tij përdoren makinat shtrydhëse.

Lëngu i arrës së kokosit sipas dëshirës mund të serviret edhe e përzier me sherbet, ndërsa lëngu i kallamit të sheqerit serviret pa asnjë përbërës tjetër. Lengjet e arrës së kokosit dhe ato të kallamit të sheqerit shiten për një çmim rreth 0.57 dollarë.

Rreth një orë para çeljes së iftarit, përpara tavolinave të shitësve ambulantë ka një fluks besimtarësh të cilët vihen në radhë për të blerë lëngje të freskëta, të cilët do t’i konsumojnë gjatë iftarit. Ata i ikin rutinës së ushqimeve të rënda në mënyrë që të heqin përgjumjen dhe lodhjen pas ushqimit.

Adnan Maneh i cili zgjedh lëngun e kallamit të sheqerit për çeljen e iftarit thotë: ‘Në kulturën tonë çelja e iftarit bëhet me ushqime të ëmbla dhe të lehta. Ushqehemi në këtë mënyrë në mënyrë që të mos rëndohemi pas iftarit. Në këtë mënyrë duke larguar urinë janë edhe në të njëjtën kohë të rezistueshëm për namazin e taravive’.

Muslimanët indonezianë pas çeljes së iftarit me ushqime të ëmbla dhe të lehta, darkën e konsumojnë pak më vonë ose pas namazit të taravive.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne