Ilham Aliyev: Vonesa në anëtarësimin e Turqisë në BE, një padrejtësi e madhe

Aliyev mbajti të hënën mbrëma një fjalim drejtuar kombit në televizion kombëtar të vendit të tij, ku bëri vlerësime për politikën e jashtme të Azerbajxhanit, projektet e realizuara me vendet fqinje, punët e brendshme dhe vitin 2019 në përgjithësi.

Duke rikujtuar procesin e largimit të Britanisë nga Bashkimit Evropian (Brexit) dhe zërat kundërshtarë të zgjerimit nga disa liderë të Unionit, presidenti azerbajxhanas tha se disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik u bënë anëtare të BE-së ndërkohë që ato nuk ishin as më të zhvilluara dhe as më të përgatitura për t’u bashkuar me bllokun 28-anëtarësh.

“Le të shohim shembullin e Turqisë vëllazërore. Kanë kaluar shumë vite që kur Turqia nënshkroi marrëveshjen me BE-në. Por a dhanë hapat e ardhshëm ndonjë rezultat? Sigurisht që jo. Kjo është një padrejtësi e madhe. Disa ish-republika sovjetike hynë në BE. A janë ato vende më të zhvilluara sesa Turqia? Jo! A ishin ato më të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE? Jo! Dakord, atëherë përse i pranuan ato dhe nuk pranuan Turqinë? Përgjigjja e pyetje është e qartë… Sepse Turqia është një vend mysliman. Tani e thonë hapur këtë. Më parë nxirrnin disa justifikime, kurse tani nuk e fshehin. Turqinë nuk e marrin në BE se është vend mysliman. Në këtë rast, BE-ja nuk do ta pranonte as Azerbajxhanin si anëtar. Le të themi që nesër ata na ftojnë për t’u bërë anëtarë. A është kjo e nevojshme për ne? Absolutisht jo”, u shpreh Aliyev mes të tjerash.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe negociatat e aderimit të saj filluan në 2005-n. Por negociatat u ndërprenë në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës grekoqipriote, Gjermanisë dhe Francës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne