Imagjinoni hebrenjtë sikur të mos mundin dot të qeverisin vetveten? Vërejtjet e Kushnerit ndaj palestinezëve kritikohen ashpër

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner akuzohet për “racizëm” lidhur me qendrimet e tij mbi aftësitë e palestinezëve për të vetëqeverisur. Qëndrimet e tij ai i shfaqi kur tha se shpresonte se palestinezët do të ishin të aftë për këtë në të ardhmen, gjë që nënkuptonte se ata në këtë kohë ishin të paaftë.

Gjatë një interviste për Axios në HBO, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, përgjegjës i tij i ngarkuar për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje izraelito-palestineze, shkaktoi një stuhi zemërimi kur ai kundërshtoi aftësitë palestineze. “Do të na duhet të shohim,” tha Kushner. “Shpresa është që ata [palestinezët], me kalimin e kohës do të bëhen të aftë për të qeverisur.”

Komentet e Kushnerit, që u quajtën “raciste” nga disa vëzhgues, vënë në dyshim mundësinë që e ashtuquajtura “marrëveshja e shekullit”, për të cilën ai ka më shumë se një vit e gjysmë që po i bën reklamë, të ketë shans që të përmbushë pritjet minimale të palestinezëve për një marrëveshje paqeje që i ka munguar prej kohësh banorëve të vendit.

Vërejtjet e tij nxitën përçmim të përdoruesve në Twitter, veçanërisht ata palestinezë. “Një nga gjërat e dhimbshme që po dëgjojmë është Jared Kushneri që pretendon se di ose që përkujdeset për atë se çfarë kërkon dhe do ‘populli palestinez’, shkroi profesori palestinezo-amerikan Shibley Telhami.

“Populli palestinez nuk ka nevojë që një gjysmë burri të vendosë nëse ata janë të aftë të qeverisin veten”, shkroi në një mesazh të mbushur me mllef analisti palestinez me bazë në SHBA, Mohammad Oweis. “Ne kemi parë mjaft bajga si këto që prej vitit 1948,” shkroi ai duke ju referuar vitit kur u themelua Shteti i Izraelit.

Matt Duss, një këshilltar i politikës së jashtme për senatorin amerikan dhe kandidatin demokrat për president Bernie Sanders, argumentoi se komentet e Kushnerit zbuluan padashur se ai i sheh palestinezët përmes një lenteje të prishur. “Ky është një nëntekst racist nga një konservator pro-Izraelit, megjithatë Jared është shumë i papërvojë për të kuptuar se si duhet mbajtur qëndrimi”, ka shkruar Duss.

Po ashtu edhe disa ekspertë progresistë hebrenj e kritikuan fort Kushnerin për vërejtjet e tij, duke ia atribuuar atë si paragjykimin anti-palestinez. “Demokratët dhe liderët hebrenj duhet ta venë Kushnerin para përgjegjësisë për racizmin skandaloz. A mund ta imagjinonit zemërimin nëse dikush do të thoshte se hebrenjtë nuk mundin të qeverisin as veten e tyre?” shkroi ne Twitter Max Berger, bashkë-themelues i ‘If Not Now’, një grup liberal aktivistësh hebrenj në SHBA. “Pse na qënka në rregull ta themi atë për palestinezët? Shkaku është se islamofobia në SHBA është jashtëzakonisht e fortë”, mendon Berger.

Harry Reis, drejtor i politikës dhe strategjisë i organizatës hebreje ‘New Israel Fund’, tha se dyshonte se plani i paqes i Kushnerit po promovohet nga distanca. “Skema e Kushnerit është e dizajnuar në mënyrë të qartë që të prishë çdo lloj përparimi që është arritur në Oslo dhe jo të ndërtojë,” shkroi Reis. “Qëllimi mund të jetë shembja e institucioneve të qeverisë kombëtare palestineze”.

https://twitter.com/harryreis/status/1135528425081495552

Në vërejtjet e mëtejshme për Axios që u transmetuan në HBO, Kushner pohoi se palestinezët duhet ta gjykojnë planin amerikan të paqes pasi do të përmirësonte jetët e tyre, dhe gjithjnë duke i besuar bashkëautorit të tij./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne