Implikimi i vellait të Xhafajt me drogën, reagon për herë të parë Donald Lu

Pas akuzave të opozitës ka reaguar ambasadori amerikan Donald Lu. Ambasadori Lu tha se pavarësisht akuzave ndaj ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij, puna e policisë dhe prokurorëve duhet të vazhdojnë për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar.

Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani,” – tha Lu për BalkanWeb.

 Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Lu ishte më herët ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme ku takoi ministrin Fatmir Xhafaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne