Indonezi, sërish shpërthim në vullkanin Anak Krakatau

Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Anak Krakatau në brigjet perëndimore të Ishullit Java në Indonezi.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani ka arritur në lartësi prej 500 metrash nga krateri.

Autoritetet thanë se shpërthimi deri më tani nuk ka shkaktuar të vdekur ose dëme materiale në rajon.

Nga shpërthimi i vullkanit të njëjtë në dhjetor të vitit të kaluar, tymi dhe hiri vullkanik kishin arritur në lartësi prej 2.000 metrash.

Nga ana tjetër, 437 humbën jetën nga cunami që goditi brigjet e provincave Banten dhe Lampung si pasojë e shkëputjes se një mase të madhe gjatë shpërthimeve nga aktiviteti i Vullkanit Anak Krakatau më 22 dhjetor të vitit 2018.

Në Indonezi gjenden rreth 130 vullkane aktive, prej të cilave vullkanet Merapi, Rinjani, Bromo, Semeru, Anak Karakatu, Agung, Kerinci, Sumbing, Batur, Sibayak dhe Sinabung njihen për aktivitet më të lartë vullkanik./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne